Rozë

Bora Zemani lëshon edhe një mesazh tjetër për Donaldin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja, Bora Zemani është duke vazhduar që të japë mesazhe për Donaldin ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kjo pasi derisa po dikutohej në studio për takimin e Albit dhe Alesian, vajza e re që ka ardhur, Fjori tregoi historinë e ndarjes me ish të dashurin derisa edhe u përlotë.

‘Jam e sigurt që tani që më shikon e ka ndjenjën e dashurisë, të mallit’, tha Fjori.

Kjo nxiti reagimin e Mikelës, e cila tha e pyeti nëse e ka mendjen tek ai, por Fjori e mohoi këtë gjë.

Nuk mungoi reagimi i Borës, e cila tha: “Ndoshta ka meshkuj që e vlerësojnë këtë sinqeritet. Më mirë dikush që tregon se e do dikë sesa dikush që thotë se e ka harruar”.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Bora ka dërguar mesazhe nga emisioni për aktorin, të cilat bëhen virale në rrjet.

Ky i fundit tashmë është në lidhje më këngëtaren nga Kosova, Beatrix Ramosaj. Dyshja janë duke shijuar çdo moment më njëri tjetrin në Big Brother./SHQIP.com