Rozë

Bora zbulon se çka fshihej pas “këngës së saj” të re

Bora Zemani

Dy “rivalet” prezantuesja, Bora Zemani dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj, kanë paralajmëruar këngë të reja.

Por, ajo që ka rënë në sy është titujt e këngës.

Fillimisht ka qenë Bora, e cila përmes një postimi në Instagram, shkroi se të premten në orën 20:00 ka një befasi për fansat  dhe do të publikojë këngën e saj më të re “Nuk jam si ti”.

Megjithatë e gjitha kjo rezultoi të ishte një shaka e 1 prillit dhe këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje në InstaStory.

“Shaka njerëz, 1 prilli, nuk ka asnjë këngë nga unë”, dëgjohet Bora duke thënë ndër të tjerash në një video-selfie të publikuar në InstaStory.

Ndërsa Trixa ka gënjyer për titullin e muzikës.

“Më ndikon” do të titullohet kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila mbrëmjen e së premtes u publikua vetëm si demo, pasi i duhej edhe pak kohë për ta përfunduar të tërën./SHQIP.com