Rozë

Bora shkëlqen në fustanin ngjyrë argjendi

Edicioni i ri i “Dancing With the Stars” është duke u përcjellur me shumë vëmendje nga shikuesit.

Ndoshta edhe për faktin se emisionin e prezanton një personazh shumë tërheqës dhe i dashur për syrin e publikut.

Bora Zemani është prezantuesja që pas sukeseve në emisionet e tjera, ka vendosur që të jetë në krye të “Dancing With the Stars” për këtë edicion.

Sonte ajo u paraqit me shumë stil, me një fustan ngjyrë argjendi.

Zemani përmes rrjetit Instagram ka publikuar disa fotografi, mes tjerash bijnë në sy edhe vathët me shkronjën B.

Së fundmi ajo ka qenë shumë e komentuar për faktin e ribashkimit me Donald Veshajn.

/Shqip.com