Rozë

Bora-Donald vs Ilir-Beatrix, çfarë pritet të ndodhë në formatet e kërcimit?

Në tetor pritet të nis formati i kërcimit “Dancing with the stars” e po ashtu do të rikthehet edhe “Dancing with me”.

Që kur janë përmendur rikthimet e tyre në ekran, emrat e personazheve të famshme që do marrin pjesë veç janë përfolur thuajse çdo ditë në mediat rozë.

Mbase, pas përfundimit të Big Brother Vip u mendua se ‘drama’ mbaroi, nuk po del të jetë ashtu.

Çifti Bora Zemani-Donald Veshaj do jenë sërish përballë Beatrix Ramosaj e cila ka të ngjarë të ketë në krah Iliri Shaqirin këtë herë.

Por, si do të realizohet një gjë e tillë?

Tashmë është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars” që do të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel. Po ashtu, sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, Donald Veshaj i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës.

Nga ana tjetër, përballë tyre mund të jetë Iliri dhe Beatrix. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance With me”. 

 Ditën e djeshme Alketa Vejsiu ka konfirmuar rikthimin e spektaklit të humorit, pikërisht në muajin shtator.

Por, ka marrë vëmendje që ajo ka ripostuar në Instagram një video të publikuar nga një fanse fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’. Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”. Fakti që moderatorja e ka rishpërndarë postimin na bën të mendojmë se Beatrix do jetë pjesë e emisionit.

Mesa duket Iliri dhe Donaldi do jenë sërish në konkurrencë, por në kushte të tjera. Teksa kjo do të jetë përballja e parë publike mes Bora Zemanit e Beatrix Ramosajt./Shqip.com