Bonucci jep lajmin e (pa)pritur

Leonardo Bonucci vendos të var këpucët në gozhdë edhe pse në fakt nuk bëhet fjalë për sezonin aktual, por për atë pasardhësin që do të jetë i fundit për italianin.
Tashmë, në moshën 36-vjeçare, mbrojtësi ka hasur në shumë probleme fizike të cilat nuk e kanë lejuar të shprehet në nivelin e duhur.
Ndaj, duket se Bonucci do të jetë edhe për një tjetër sezon me bardhezinjtë e më pas do të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur pa preferuar të transferohet në një kampionat jashtë Evropës.

Në ndeshjen me Leccen, Bonucci regjistroi 500 paraqitje me Juventusin ndërsa prej 13 vitesh është pjesë e bardhezinjve. “Vitin tjetër do të tërhiqem, besoj se do të mbyllet një epokë e futbollit italian, një epokë e mbrojtjes italiane dhe mënyrës se si mbrohet”, u shpreh Bonucci.
/Shqip.com