Lajme

Bombë në Spitalin e Pejës, dyshohet se u gjend në xhaketën e një pacienti

Një alarm për bombë është raportuar gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Pejës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Fadil Gashi- zëdhënës në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të xhakes ka vërejtur një mjet shpërthyes”, ka thënë Gashi.

Spitali i Pejës

Më tutje Gashi ka thënë se në vend të ngjarjes kanë edhe njësitë policore.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie”.

Tashmë prezent janë edhe njësitë për deminim, ka shtuar më tutje Gashi./Shqip.com