Lajme

Bombë në qendrën e votimit në Tërnoc, Kamberi: Skenar për t’i frikësuar votuesit

Në njësinë numër 6 është ndërprerë rivotimi ku kandidati i vetëm shqiptar për deputet të Parlamentit të Serbisë është Shaip Kamberi.

Kjo pasi në shkollën “Muharrem Kadriu” ku ishte paraparë të niste rivotimi është ngritur alarm për bombë

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kamberi përmes një postimi në Facebook.

“Në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretëri dhe na vendosim këtu”.

Shkolla “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, foto nga arkivi

Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë.

Ndërkohë vjen  një paralajmrim për “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, që e ka marrë drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptarë”, shkroi Kamberi.

Theksojmë se tri herët e para procesi u përsërit, ndërsa një herë Kamberi siguroi ulësen, por në procesin e fundit të përsëritur e humbi./Shqip.com