Lajme

Bombardimet ruse vrasin 17 civilë në Kherson

Luftimet në Ukrainë
Luftimet në Ukrainë

Granatimet ruse në qytetin jugor të vijës së frontit të Khersonit dhe territoret fqinje shkaktuan të paktën 17 vdekje dhe 26 të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, përmes një postimi në Telegram.

Këta janë civilë të cilëve a u është privuar e drejta themelore për jetën nga Rusia”, tha Lubinets.

Sakaq ai akuzoi Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, duke thënë se: “Vendi agresor po synon ndërtesat e banimit, dyqanet, ndalesat e transportit publik, hekurudhat me goditje me raketa precize. Këto janë krime për të cilat agresori duhet të dënohet! Ky është terrorizëm kundër popullatës civile!”.

/Shqip.com