“Boma ni tel” ribashkon Dafina Zeqirin dhe Ron Zaitin
Publikuar:
(29.09.2022 17:20:26)
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Ron Zaiti do të sjellin sërish bashkë një projekt muzikor.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë artistët në rrjetin social Instagram.
“Boma ni tel”, titullohet kënga që bëri bashkë dyshen.

Sipas njoftimit projekti muzikor është pranë finalizimit dhe do të lansohet këtë të shtunë në orën 15:00.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i dytë, pas suksesit të këngës së parë “Murder on the dancefloor”.