Sport Shqiptar

Boksierja Donjeta Sadiku do të jetë medaliste në Kampionatin Botëror

Sukseset nuk kanë të ndalur për sportistët tanë.

Donjeta Sadiku i siguroi Kosovës medalje në Kampionatin Botëror të boksit.

Në turneun e mbajtur  në Stamboll të Turqisë, Donjeta ka korrur fitore historike.

Ajo pati përballë përfaqësuesen e Taipeit, Wu Shih-yi, në çerekfinale.

Si seniore – përkatësisht në kategorinë 60 kg – ajo do t’i sjell Kosovës medaljen e parë.

Boksierja tani do të luftojë deri në fund për të dalur e artë nga ky Botëror.

Donjeta me trajnerët

Meçin e radhës do ta zhvillojë në kuadër të gjysmëfinales, dhe në rast të triumfin, do të mbërrijë finalen.

Përndryshe, Donjeta tregoi se është në formë tejet të mirë, pasi në eleminatore mposhti bindshëm boksieren Jocelyne Tshamala nga Kongo.

Donjeta vs Jocelyne
Donjeta vs Taguchi

Po ashtu, veten e dëshmoi edhe ndaj homologes së saj japoneze, Taguchi Ayaka. /Shqip.com