Sport Shqiptar

Boksieri Lorent Murati mbyll aventurën në Lojërat Mesdhetare

(Foto: KOK) Lorent Murati gjatë meçit

Edhe një tjetër zhgënjim në Oran të Algjerisë për Dardanët.

Pas dështimeve të disave nga sportistët, edhe boksieri Lorent Murati përfundon rrugëtimin për medalje.

Ai ishte garues i fundit nga Kosova që përfaqësoi vendin sot në këtë kompeticion.

Lorenti përsoi humbje 2:1 në meçin e zhvilluar në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kg.

(Foto: KOK) Florent Murati

Për kundërshtar kosovari kishte homologun e tij boksier nga Siria, Belal Joukhdar.

Pra, këtu përfundon aventura e tij në këto lojëra.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merre pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje.

Pamje nga meçi Lorent Murati – Belal Joukhdar

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Kompeticion ky, që nisi nga 25 qershori dhe përfundon më 6 korrik 2022. /Shqip.com