Lajme

Bogujevci: Kam vendosur të bëhem nënë pa u martuar, ma ka mundësuar shkenca

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se është duke e pritur fëmijën e saj të parë.

Në fjalën e saj në Kuvend, Bogujevci ka thënë se ka zgjedhur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur nevojë që ta ketë një burrë për këtë.

“Unë  dua të jem e sinqertë e ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarë do forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determine një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”.

Deklarata e Bogujevcit erdhi pasi bashkëpartiaku i saj, Eman Rrahmani doli kundër Projektligjit Për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar duke thënë se cenon familjen.

/Shqip.com