Sport Ndërkombëtar

Bochum befason Byernin

Bochum ka arritur të befasojë kampionatet aktual të Gjermanisë, Bayernin duke e mposhtur me rezultat bindës 4:2.

Skuadra e Julian Nagelsmann kaloi në epërsi në minutën e nëntë me golin e sulmuesit polak, Robert Lewandowskit.

Por vendasit u përgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar katër herë në pjesën e parë.

Golat për Bochum u shënuan nga Antwi-Adjei, Locadia, Gamboa dhe Holtmann.

Bayerni u mundua ta rikthej rezultatit në pjesën e dytë, por mysafirët arritën vetëm të ngushtonin epërsinë.

Ishte përsëri Lewandowski, i cili në minutën e 75-të shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4:2.

Kampionët aktual e dominuan posedimin e topit, por që nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një rezultat pozitiv.

Pavarësisht humbjes Bayerni vazhdon ta kryesoj tabelën e Bundesligës, me 52 pikë, derisa Bochum është në vendin e 11-të me 28-të pikë.

Për skuadrën e sapo promovuar në elitën e futbollit gjerman kjo është fitorja e parë kundër Bayernit pas tetë humbjeve radhazi./Shqip.com