Sport Shqiptar

Boban: Kosova ka pasur përmirësime të mëdha

Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban ka mbajtur një konferencë për media gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Ai në ambientin e Stadiumit “Fadil Vokrri” ka folur për eksperiencën e tij gjatë vizitës në Prishtinë.

Boban theksoi se sporti kosovar është përmirësuar shumë në katër vitet e fundit.

“Duke u shëtitur rreth qyteti më ka bërë përshtypje dhe jam i habitur sa shumë ka ndryshuar për katër vite dhe jam shumë i lumtur për të gjithë ju. Ka përmirësime edhe në anën e infrastrukturës me ndërtimin e akademive si dhe selinë e FFK-s. Nga pikëpamja e infrastrukturës do të thosha se Kosova është më mirë se Kroacia. Procesi këtu po shkon shumë mirë. Në futboll po ashtu keni shumë njerëz të talentuar, besoj se brenda një kohe të shkurtër që në futboll do të thotë 10 deri në 15 vjet Kosova do të arrij shumë, shumë më shumë sesa tani”, tha ai.

Legjenda e futbollit kroat sot ka mbajtur takimi me ministrin e sportit, Hajrulla Çeku.

Po ashtu Boban në shoqëri të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Shqip.com

/Shqip.com