Sport Shqiptar

BNE do të përballen me ekipin e dytë më të mirë në botën e CS:GO – FaZe

Bad News Eagles

Ekipi shqiptar Bad News Eagles janë një ndeshje larg kualifikimit në turneun më të madh të CS:GO BLAST Paris Major.

Por ndeshja e tyre e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të përballen me ekipin e dytë në ranglistën botërore të CS:GO – FaZe.

Të dyja skuadrat mbajnë rekord të ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje) dhe ju duhet vetëm një fitore për te kaluar tutje.

Majorin e kaluar Bad News Eagles kanë shkruar historinë duke e mposhtur ekipin FaZe dhe duke i eliminuar nga gara në Rio, në kohën kur FaZe ishte ekipi më i mirë në botë.

Ndeshja Bad News Eagles – FaZe do të zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 18:30 në formatin ‘Bo3’.

Në rast të fitores Bad News Eagles kualifikohen në turneun me vlerë 1.2 milion dollarë që do të mbahet në Paris, dhe në rast humbje do të kenë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar. 

/Shqip.com