Teknologji Auto

BMW zbulon pak nga vetura e re (Foto)

Seria 5 sedan e BMW-së do të debutoj gjatë këtij muaji dhe prodhuesi gjerman ka ndarë disa detaje me publikun se si do të duhet modeli i5 elektrik.

Grila e përparme e kësaj veture do të jetë me elementët e ndriçimit.

Vetura elektrike do të ketë fenerë rinj.

BMW do të ofrojë modelin i5 në dy konfigurime, niveli fillestar eDrive40 do të ketë një motor të vetëm të montuar në pjesën e pasme që prodhon 335 kuaj fuqi. M60 xDrive më i nxehtë, do të ketë një konfigurim me dy motorë që do të arrijë 590 kf.

BMW nuk ka bërë të ditur gamën e i5 apo kapacitetin e baterisë, megjithatë, synon që i5 eDrive40 të ofrojë 474 kilometra.

Ndërsa BMW nxjerr në pah veturën i5 elektrik përpara zbulimit të madh, prodhuesi i automjeteve do të ofrojë sisteme motorike plug-in hibride dhe të elektrizuara në sedanin e rregullt të Serisë 5, duke përfshirë M5 të fuqishëm që do të debutojë më vonë.

Prodhimi i gjeneratës së re të Serisë 5, fillon këtë verë në fabrikën e kompanisë Dingolfing të Gjermanisë, me shitjet që pritet të fillojnë në tetor.

/Shqip.com