Teknologji Auto

BMW ribrendon Alpina-n në një veturë luksoze të së ardhmes

BMW ka paraqitur kërkesën për regjistrimin e markave të reja dhe radhën e ka modeli Alpina.

Marka tregtare përfshin tri logo të reja: një me emrin e ri “BMW ALPINA”, një me fjalët A, BMW dhe Alpina të grumbulluara dhe një nga vetëm A në Alpina. 

E gjithë kjo vjen një vit pasi u njoftua se BMW do të blinte Alpina-n, një lëvizje që befasoi shumë njerëz.

Vendimi që Alpina t’ia shesë BMW-së erdhi nga sa e vështirë do të jetë për prodhuesit me volum të vogël të mbijetojnë në të ardhmen elektrike. 

Çfarëdo që të ndodhë, ne jemi të ngazëllyer për të parë se çfarë ka rezervuar BMW për kompaninë, e cila do të vazhdojë të mbetet e njëjtë derisa prodhuesi gjerman të marrë kontrollin e plotë në vitin 2026.

Mbetet për tu parë se a do të duket Alpina në të ardhmen një veturë luksoze e së ardhmes, për t’ou bërë konkurrencë prodhuesve tjerë të veturavë që janë në një garë të ashpër.

/Shqip.com