BMW po përgatit prodhimin e Mini Countryman tërësisht elektrik
Në një deklaratë për shtyp, BMW njoftoi se përgatitja për prodhimin e Mini Countryman tërësisht elektrik është në drejtim të duhur.
Ky model do të vijë në dy variante, njëri me motor me djegie dhe në një version tjetër plotësisht elektrik.

Fabrika e BMW në Leipzig është përzgjedhur për prodhimin e këtij modeli.
BMW ka deklaruar se ky është vendi i përsosur për prodhimin e Mini Countryman tërësisht elektrik.
Ndërkohë, ky do të jetë Mini i parë i prodhuar dhe montuar tërësisht në Gjermani.

Fabrika e Leipzig është gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e modeleve të BMW Seria 1, Seria 2 Gran Coupe dhe Seria 2 Active Tourer. Përveç kësaj, fabrika po planifikon të prodhojë edhe komponent
Fabrika e Leipzig është gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e modeleve të BMW Seria 1, Seria 2 Gran Coupe dhe Seria 2 Active Tourer. Përveç kësaj, fabrika po planifikon të prodhojë edhe komponentët për modelet elektrike.
Rreth 5,600 punonjës do të jenë në gjendje të prodhojnë rreth 1,000 automjete në baza ditore.
/Shqip.com