Kulturë

Blushi: Shpresoj që “Komploti” të mos nxisë shqiptarët të komplotojnë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, i cili këtë vit është përfaqësuar në Panairin e librit me “Komplotin”, shpjegoi edhe më shumë brendësinë e romanit të tij më të ri.

Në një intervistë për gazetaren e News24, Fatmira Nikolli, Blushi u ndal te disa prej çështjeve që trajton romani, siç është dhe shpopullimi i vendit apo dhe ardhja e emigrantëve. Mes të tjerash ai sqaroi se shpreson që “Komploti”, mos të shpërbejë për shqiptarët, që të komplotojnë.

INTERVISTA

Si ka ecur “Komploti”?

Besoj se ka ecur mirë. Duhet të pyesni lexuesit.

A është shpërndarë “Komploti”?

Shpresoj që Komploti nuk i nxit shqiptarët që të bëjnë më shumë komplote. Kjo nuk është arsyeja që e kam shkruar. Kam i kënaqur që e kam shkruar.

Ju kam parë që përveç me lexuesit, keni ‘komplotuar’ edhe me politikanë të bindjeve të ndryshme…

Me kë kam komplotuar?

Me Bashën!

Nuk i ndaj lexuesit.

Afganët, hebrenjtë, bashkohen në një komplot që ndodh në një Shqipëri të ardhshme…

Libri ka shumë personazhe. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri, vend që jetojnë shumë të huaj. Këta njerëz krijojnë një konflikt njerëzor.

Ky libër ka një histori dashurie…

Nuk jam i shquar për të shkruar histori dashurie, ka shumë njerëz që ma thonë këtë gjë. Njerëzit kanë nevojë për dashuri dhe ky libër e ka një fill të tillë. Bëhet fjalë për një afgan që bie në dashuri me një vajzë shqiptare katolike. Kjo i jep një balancë romanit. Komploti që përpiqet që të realizojë burri, e shuan e shoqja.

Po ashtu flitet dhe për eutanazinë…

Eutanazia është një vdekje e ëmbël, një vdekje e asistuar. Shumë vende të Europës po e praktikojnë. Shqipëria është larg këtij debati, por ka shumë njerëz fatkeq që duan t’i japin jetës. Ditën që shkenca e vendos, do të ndodhi. E kam këtë gjë në libër.

Shpopullimi, është pikë tjetër që prek romanin…

Shpopullimi është një çështje që preket. Me këtë projeksion mendoj se do të jemi më pak. Siç ne ikim në Europë, dikush do të vijë te ne. Shqipëria do të rritet gradualisht, me shqiptarë dhe të huaj. Nuk kam dëshirë që ndodhin këto gjëra që kam shkruar. E ardhmja mund të jetë e paparashikueshme. Nuk është profeci, por një roman. Unë nuk jam profet dhe as fallxhor. Tregu i librit është dëmtuar në shumë vite. Ndaj është e vështirë që libri të gjejë hapësirë. Libri ka gjetur shtegun e vetë. Nuk mendoj për vendimmarrësit, por për lexuesit. Ata mendojmë për librat e mi.

/Shqip.com