Sport Shqiptar

Bllokohet nga policia spanjolle trajneri i Shqipërisë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, u bllokua për disa minuta nga policia spanjolle, raporton Top Channel, shkruan Shqip.com.

Trajnerit të “kuqezinjve” i ishte dëmtuar kartela e identiteti.

Rejas iu desh 20 minuta pritje për të mundësuar kalimin në avion me policinë e cila kreu procedurat e nevojshme.

Sipas protokollit, policët nuk lanë askënd nga ekipi apo delegacioni të qëndronte me trajnerin.

Shqipëria të mërkurën luajti miqësore në Marbella të Spanjës me Katarin.

“Kuqezinjtë” që u paraqitën me futbollistë nga Kampionati i Shqipërisë pësuan me rezultat 1:0.

Kombëtarja shqiptare më 16 nëntor takohet me Italinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, kurse më 19 nëntor e sfidojnë Armeninë.

Edhe këto takime janë miqësore.

/Shqip.com