Lajme

Bllokohen rrugët nga shembja e gurëve në fshatin Zym të Hasit

Bllokohen rrugët në fshatin Zym të Hasit.

Të enjten, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, janë shembur gurët dhe janë bllokuar rrugët.

Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka reaguar menjëherë dhe ka pastruar rrugën.

Kurse, rrugët tani janë të kalueshme.

Ndërsa, Komuna gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes në vozitje gjatë ditëve me shi.