Lajme

Blinken viziton Tiranën më 16 shkurt

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken raportohet se do të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.

Ende nuk është zbardhur axhenda e zyrtarit amerikan apo arsyeja e vizitës.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.

Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar.

Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e katërt të një Sekretari Shteti në Shqipëri.

/Shqip.com