Lajme

Blinken tregon çka i tha Kurtit: Plani tre pikësh i BE-së është rruga përpara

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken ka theksuar se plani tre pikësh i Bashkimit Evropian është rruga që duhet ndjekur.

“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij.

Kujtojmë se nga BE-ja kanë kërkuar që kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës, t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë ndërtesave komunale, të bëhet tërheqja e Njësisë Speciale të Kosovës si dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

/Shqip.com