Lajme

Blinken: SHBA do të angazhohet në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael

Sekretari amerikan, Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se do të ndihmojnë për t’i nxitur marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit, derisa ka folur për normalizimin e marrëdhënieve të këtij të fundit me shtetet tjera në botën myslimane dhe arabe, transmeton Shqip.com.

Blinken në një takim virtual, ka folur për njëvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjeve të Abrahamit midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, për çka tha se duhet të zgjerohet rrethi i diplomacisë paqësore.

Siç thotë ai, “Administrata Biden do të vazhdojë përpjekjet e suksesshme të administratës së fundit për të vazhduar normalizimin përpara”.

Sipas tij, kjo do të bëhet në tri mënyra kryesore.

“Së pari, ne do të ndihmojmë për nxitjen në rritjen e bashkëpunimt të Izraelit me Bahreinin, me Marokun, me Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe me Sudanin, i cili gjithashtu ka nënshkruar Marrëveshjet e Abrahamit, dhe Kosovën, e cila krijoi lidhje me Izraelin në vitin e kaluar”, ka thënë Blinken.

“Ne duam të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore, sepse është në interesin e vendeve në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën, që Izraeli të trajtohet si çdo vend tjetër”, u shpreh më tej ai. /Shqip.com