Lajme Botë

Blinken: Nuk është në interesin e SHBA-së të qëndrojë në Afganistan

Sekretari amerikan i shteti Antony Blinken,

Sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, ka thënë se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndronin më atje, pasi kryengritësit talebanë hynë në kryeqytet.

Ai këtë deklarate e dha pas tërheqjes së stafit civil amerikan nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, transmeton SHQIP.com 

“Çështja është se ne e pamë se forca nuk ishin në gjendje që ta mbrojnë vendin”, është shprehur Blinken.

Blinken tha se Uashingtoni kishte investuar miliarda dollarë mbi katër administrata amerikane në forcat qeveritare afgane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talebanëve, por ata nuk kanë arritur të mposhtin përparimin e talebanëve.

“Dhe kjo ka ndodhur më shpejt nga sa e kishim parashikuar”, deklaroi ai.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e ShBA-ve që në Kosovë të strehohen civilët afganë për një kohë derisa të njëjtëve tu bëhen gati dokumentet e emigracionin për në Amerikë./SHQIP.com