Lajme

Blinken: Muajin e ardhshëm përurohet baza e NATO-s në Kuçovë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e NATO-s në Kuçovë.

Deklarata e numrit dy shtetit amerikan u bë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar për të mbajtur përgjegjësinë e saj”, tha Blinken.

Pyetje: Baza e kucovës inaugurohet muajin e ardhshëm. Po Porti i Durrësit bazë detare e NATO-s? U fol kjo çështje, çfarë progresi ka?
Antony Blinken: Shqipëria ka 15 vite në NATO, fakti që përuroret baza pak javë më vonë tregon sa e rëndësishme është angazhimi i Shqipërisë ndaj NATO. Është shembull i fortë për partneritetin e mbrojtjes.

Pyetje: Porti i Durrësit?
Antony Blinken: Po e diskutojmë me NATO.

/Shqip.com