Lajme

Blinken: Liderët e Serbisë dhe Kosovës të bëjnë kompromise të vështira

Anthony Blinken, sekretar i shtetit amerikan /Foto: CNN
Anthony Blinken, sekretar i shtetit amerikan /Foto: CNN

Anthony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, i ka shkruar letër urimi për ditën e shtetësisë së Serbisë, presidentit të këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.

Në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kryediplomati nga Washingtoni mes tjerash, i përmend presidentit në Beograd, ujdinë me Kosovën, njofton Klan Kosova.

Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka thënë Blinken.

Ndërkohë, të martën po për nder të ditës së shtetësisë së Serbisë, që festohet më 15 shkurt, Vuçiqit, i dërgoi letër urimi edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, ka shkruar presidenti Biden.

/Shqip.com