Lajme Botë

Blinken: Do të merren masa ndaj personave që kërcënojnë stabilitetin në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka reaguar pasi sot Departamenti amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), ka bërë publike “Listën e Zezë” të personave që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken është shprehur se së bashku me Britaninë e Madhe do të marrin masa ndaj personave që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integritetin evropian të rajonit.

Sot gjatë ditës, SHBA-të kanë larguar nga “Lista e Zezë” disa prej pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga kjo listë është larguar Haradin Bala dhe katër figura të tjera shqiptare të cilat ishin pjesë e listës./Shqip.com