Blinken nga Tirana: Dialogu, shtegu i vetëm mes Kosovës dhe Serbisë
“Dialogu është shtegu i vetëm sa i përket Kosovës dhe Serbisë”.
Kështu u shpreh Sekretari Amerikan Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama nga Tirana.
Pyetje: Ju në fjalën tuaj nuk e prekët rajonin dhe Kosovën, do doja që pyetja ime të adresohej për Kosovën, si i shikoni zhvillimet e fundit në Kosovë, hapat që janë hedhur në raport me Serbinë… Heqjen e dinarit e shikoni shqetësues?
Antony Blinken: Kur nisa të punoja në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë 30 vite më parë sfida që ishte nga fillimi deri në fund ishte Ballkani. Bosnja Hercegovina e më pas Kosova.
Shumë prej nesh kanë një histori që shkon thellë dhe që është e gjatë dhe kush më shumë sesa Biden dhe ju ne dini mirë. Nuk mund të shkojmë pas e të kemi ripërsëritje të asaj që kemi parë dhe shumë njerëz kanë përjetuar. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet e vendeve të BP drejt BE.
Dialogu është shtegu i vetëm i duhur sa i përket Kosovë dhe Serbisë. Dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë se ka qenë një forcë për stabilitet. Ky është shtegu që i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë, jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka e të mbështesim këtë dialog.
Ai u shpreh po ashtu se Shqipëria është aleat kyç i NATO-s, duke u ndalur edhe te përurimi muajin e ardhshëm i bazës ajrore në Kuçovë.
Ndërsa vlerësoi edhe misionin paqeruajtës të ushtarakëve shqiptarë në Kosovë, si faktor paqeje dhe frenues ndaj agresionit të Rusisë ndaj vendeve të Aleancës Veri-Atlantike.
Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse gjatë viteve që është pjesë e NATO-s. Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken.
/Shqip.com