Sport Shqiptar

Blin Kuka e fiton medaljen e argjendtë në evropianin e xhudos

Xhudisti nga Kosova Blin Kuka, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane U18 të xhudos që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Ai në finale humbi nga polaku Mateusz Wacko.

Kuka, raundi e parë e kaloi pa luftë derisa të dytin e mposhti xhudistin belg, David Ngoumou.

Në çerekfinale, xhudisti kosovar e mposhti atë polak, Adam Grzeskowiak, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.

Por, në finale u ndal nga polaku Wacko, nga i cili u mposht dhe mbeti me medaljen e argjendtë.

/Shqip.com