Sport Ndërkombëtar

Blick: Sot do të jetë një lojë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin

Portali zviceran i lajmeve, Blick, ka shkruar për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Kur Shaqiri udhëton për në Kosovë, zilja e tij bie çdo dhjetë minuta dhe sot miqtë e tij kosovarë janë mysafirë në Letzigrund, shkruan ky portal.

Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve dhe rrënjëve të tyre.

Shaqiri ka folur për miqësoren që zhvillohet sot.

“Një lojë miqësore kërkon miqësi: dhe Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe. Disa prej nesh kanë rrënjë kosovare dhe ka shumë që janë rritur në Zvicër dhe kanë bërë stërvitjen e tyre të futbollit këtu në Kosovë. Ne lojtarët e njohim mirë njëri-tjetrin”, tha Shaqiri.

Shaqiri ruan kontaktet më të ngushta me ish-lojtarin e YB-së, Florent Hadergjonaj.  por ai njeh edhe të gjithë të tjerët. 

Disa më mirë, të tjerët vetëm nga mediat sociale. 

“Patjetër që do të më duhet të përshëndes shumë njerëz në Letzigrund!”

30-vjeçari ka folur edhe si është kur ai viziton Kosovën.

“Për shkak se nuk jam aq shpesh, është e veçantë për njerëzit. Pastaj zilja e derës bie në fakt çdo dhjetë minuta”, thotë Shaqiri.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës fillon në ora 18:00./Shqip.com