Lajme Botë

Bletari mbretëror ka informuar bletët e Mbretëreshës se Mbretëresha ka vdekur dhe Mbreti Charles është shefi i tyre i ri

Bletari mbretëror – në një traditë misterioze që mendohet se daton prej shekujsh – ka informuar kosheret e mbajtura në mjediset e Pallatit Buckingham dhe Clarence House për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Bletëve u është thënë gjithashtu, me tone të heshtura, se zotëria e tyre e re është tani Mbreti Charles III, raporton Daiylymail.

Kosheret e bletëve

Bletari zyrtar i Pallatit, John Chapple, 79 vjeç, i tha MailOnline se si ai udhëtoi drejt Buckingham Palace dhe Clarence House të premten pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës për të kryer ritualin supersticioz.

Bletari mbretëror, John Chapple, 79 (djathtas) 

Në kulmin e verës, zoti Chapple kujdeset për mbi një milion bletë, megjithëse në fund të verës numri i tyre ka rënë.

“Në këtë periudhë të vitit, çdo koshere përmban 20,000 secila, ndoshta pak më shumë, por unë nuk jam shumë i mirë në numërimin e tyre. Është mbi një milion në verë”, është shprehur ai.

Në përgjithësi, unë jam kujdesur për bletët mbi 30 vjet. Filloi për shkak të dashurisë së gruas sime për mjaltin është shprehur më tutje bletari mbretëror./Shqip.com