Rozë

Blero: Varje në mes të qytetit për personat e përfshirë në dhunimin e 11 vjeçares

Blero

Pesë persona kanë dhunuar seksualisht një të mitur 11 vjeçare në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.

Në lidhje me këtë rast ka pasur reagime të shumta nga persona të ndryshëm, e një nga ta është edhe këngëtari, Blerim Muharremi.

Përmes një postimi në Instagram, Blero u shpreh i shqetësuar dhe theksoi se ata persona meritojnë varjen në mes të qytetit.

“Burgu për këta persona nuk është asgjë, këta ish dasht varje në mes të qendrës në Prishtinë”, shkroi ai ndër tjerash.

Ndryshe, dy persona tjerë të mitur janë arrestuar të hënën si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur.

Rasti është konfirmuar për SHQIP.com nga zëdhënësja  e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila tha se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Lexo edhe:
Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë (të mitur) si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast (të mitur). Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, për të vazhduar tutje me veprimet të tjera procedurale ligjore”, tha Ulaj.

Tutje i dyshuari i pestë është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij, ndërsa katër të tjerë janë të arrestuar nga policia./SHQIP.com