Rozë

Blero tregon haptazi arsyen pse u nda nga Afrona, e krahason me Teutën

Këngëtari Blero Muharremi, kohëve të fundit është komentuar shumë për ndarjen nga Afrona.

Ai ka treguar haptazi edhe arsyen e ndarjes, ku tha se “gjithmonë ka qenë në fokus paraja”.

“Lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi gjithmonë ka qenë në fokus paraja. Gjithçka ka qenë e bukur sa ka pasur kur i kam kufizuar shpenzimet jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam inteligjent për t’i parë këto gjëra por kam hesht për me e pa deri kur po shkon. Pasi e kemi hap biznesin ajo është zhdukur, tash do eci me hapa ligjor. Kam qenë i mirë asnjëherë dorë shtrëngues por edhe pse e kam mbyllë njërin sy s’do të thotë se nuk e kam parë”, ka thënë Blero për Prive.

Tutje, ai ka krahasuar ndarjen me Teutën dhe atë të Afronës.

“Ndarja e parë ka qenë me një nivel të lartë edukativ dhe me mirëkuptim por çdo njeri nuk e ka këtë vlerë”, tha Blero.

Tutje, ai tregoi se ka disa muaj që është në një lidhje të re.

/Shqip.com