Rozë

Blero thumbon sërish Afronën?

Blero dhe Afrona Dika

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi kohët e fundit është komentuar mjaft shumë për ndarjen nga Afrona Dika.

Blero ditë më parë ka folur publikisht për ndarjen, duke lënë të nënkuptohet që lidhja mes tyre, ishte e ndikuar nga financat dhe gjërat materiale.

Blero ka thënë se lidhja e tyre kishte në fokus paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon”, ka thënë Blero më parë.

Ndërkaq, duket se Bleros nuk i ka mjaftuar ky koment.

Së fundi Blero ka postuar një ‘InstaStory’ ku shkruan, ‘’Nëse tregon të vërtetën, ajo do të bëhet një pjesë e të kaluarës tënde, por nëse gënjen ajo do të bëhet një pjesë e të ardhmes tënde’’.

/Shqip.com