Rozë

Blero thumbon ashpër Afronën, reagon vëllai i saj?

Blero dhe Afrona Dika

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi dhe modelja, Afrona Dika, janë ndër më të përfolurit e showbizit shqiptar.

Ata pas ndarjes, shpesh kanë hedhur thumba ndaj njëri-tjetrit.

Mirëpo, së fundmi ka qenë Blero ai i cili është shprehur ashpër në një postim në rrjetin social Instagram.

“Nuk mund ta bësh një “gold digger” shtëpiake”, thuhet në postimin e tij, për të cilën ka hedhur dyshime se është dedikim për Afronën. (Termi “Gold digger”, i referohet vajzave që përfshihen në lidhje romantike me meshkuj të pasur me qëllimin e vetëm përfitimin financiar prej tyre, në para apo dhurata).

Pas kësaj ka reaguar vëllai i Afronës, ku ka postuar një fotografi të saj me një mbishkrim.

“Ti shkëlqen vajzë”, duke i reaguar kështu fjalëve të këngëtarit.

/Shqip.com