Rozë

Bledi me një dhuratë special në takimin me Anën

Bledi dhe Ada

Në emisionin “Për’Puthen Prime ”, të shtunën pati edhe hyrje të reja me plot surpriza.

Ndër to, hyri dhe konkurrentja më e re që ka pasur ndonjëherë programi, Xhovana, 20 vjeçare, e cila sot kishte takimin e parë me konkurrentin tjetër Bledin.

Ana u vonua shumë për takimin e saj, pasi shprehi se ishte një tip që stresohej shumë në këto raste, mirëpo Bledi u tregua i qetë dhe shprehi se nuk ka aspak problem për të, pasi kuptohen këto raste.

Bledi po ashtu i kishte bërë dhe një surprizë të bukur asaj, duke i dhuruar një qenush pelushi.

Bledi kur i’a dhuroi qenushin, i tha: “Shpresoj të më kesh mua gjithmonë me vete, prandaj të solla këtë qen”, që u konsiderua nga të tjerët si një lloj flirtimi shumë i drejtpërdrejte mes këtyre të dyve.

Dhe Ana e pranoi këtë ofertë duke i thënë atij se: “Do të fle me të e do ta përqafoj shumë”.

Pas diskutimit të takimit dyshja e la të hapur mundësinë që të takohen prapë./SHQIP.com