Rozë

Bledi Mane: Nuk besoj të zgjasë lidhja e tyre, Luizi do lerë Kiarën sepse…

Bledi Mane ka disa javë që është larguar nga Big Brother.

Ai në emisionin “Wake Up” tha se nuk beson se lidhja në mes të Kiarës dhe Luizit do të zgjasë.

Kjo sipas tij, pasi që Luizi ka një tip të paparashikueshëm dhe nuk dihet veprimet e tij, andaj nuk iu zgjatë.

“Luizi nuk ka garanci sepse është natyrë e tillë, ndaj e duan njerëzit Luizin, është i paparashikueshëm, këtu thotë jam me kancer, pastaj thotë që u shërova, pastaj të thotë të dua ty, betohet dhe zë be. Domethënë kjo e bën interesante Luizin, ndaj e duan Luizin njerëzit sepse gjejnë gjithësecili gjejnë nga pak veset e tyre”.

Ai gjithashtu ka treguar se si e sheh Luizin tani pas daljes së Kiarës.

Luizi do jetë më i fortë e kapedan, por sulmi terrorist ndaj Top Channel e frenoi disi. Pas të shtunës ai do nisë të bëjë lojë të fortë dhe në mungesë të Kiarës do shpërthejë”.

Sipas Manes do shohim një dimension tjetër të Luizit brenda shtëpisë së Big Brother, gjë që do e bëjë më interesat.

/Shqip.com