Rozë

Bledi: E dashura me tradhtoi me shokun e ngushtë

Bledi

Konkurrenti i Për’puthen, Bledi ka treguar që është tradhtuar nga e dashura e tij.

Dhe ajo këtë e ka bërë me shokun e tij më të ngushtë.

Ndër të tjera Bledi tregoi se kishte dy vite i lidhur me vajzën në fjalë dhe kishte lënë çdo gjë anash për të.

“Kam pasur një lidhje përpara, ka qenë shumë i lidhur. Kam pasur dhe një mik timin, më të cilin kam pirë, kam ngrënë, kam qeshur, kam ndarë çdo moment të jetës time me të dhe erdhi një moment kur…ndryshe është t’i dëgjosh gjërat, ndryshe është t’i shohësh me sytë e tu. Papritur, atëherë kur nuk e prisja, ndodhi. U tradhtova. Kisha dy vite i lidhur, në atë kohë nuk shihja asgjë përpos personit në fjalë edhe gjithë ky besim, gjithë ky përkushtim, harrova njerëzit e mi, harrova familjen, gjithçka. Shihja vetëm atë ta bëja të lumtur”, rrëfeu konkurrenti.

Ndryshe, Bledi ka treguar që ka një pëlqim nga të gjithë gocat më të madhin për Efin.

Mirëpo raportet e tyre janë zbehur kohëve të fundit./SHQIP.com