Lajme Botë

Bjellorusia prezanton armatimet e marra nga Rusia

Rusia ka armatosur sot fqinjin e saj Bjellorusinë me një disa prej sistemeve të reja të raketave tokë-ajër TOR-M2 mes frikës së një sulmi të afërt drejt Ukrainës.

Ardhja e fuqisë së zjarrit vjen ndërsa Vladimir Putin po shton numrin e trupave të tij plus tanket dhe artilerinë në territorin e aleatit të tij autoritar fqinj.

Kremlini shihet gjithashtu se kërkon të detyrojë diktatorin e Minskut, Alexander Lukashenko, të hyjë në luftë mes frikës së një pushtimi të ri drejt Kievit nga veriu në fillim të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Automjetet ushtarake dhe tanket më të avancuara ruse, duke përfshirë T-90M Proryv dhe T-72B3, janë parë duke lëvizur rreth Bjellorusisë, afër kufirit të Ukrainës.

/Shqip.com