Sport Shqiptar

Bjelica: Jam i kënaqur me Dakun

Mirlind Daku

Edhe pse nuk është duke pasur minutazhë të madhe në skuadrën e tij, Osijek, Mirlind Daku ka marrë lavdata nga trajneri i tij.

Trajneri i skuadrës kroate, Nenad Bjelica e ka vlerësuar lart sulmuesin kosovar, duke thënë se është përshtatur mirë në lojën e tyre, shkruan Shqip.com.

“Jam i kënaqur me Mirlind Dakun, shumë mirë po ushtron dhe është lojtar që na nevojitet neve”, tha fillimisht Bjelica.

“Është tip i lojtarit që i përshtatet ekipit, ndryshe nga Antonio i cili është lojtar për kundërsulm. Loja jonë bazohet kryesisht në harkimet anash, prandaj Daku është i fuqishëm, na përshtatet sepse lojën me kokë e ka shumë mirë”, u shpreh trajneri kroat.

Daku edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Ballkanit në Superligë në formë huazimi, ku edhe arriti të shënoi plotë 31 gola, ndërsa për Kosovën ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje./Shqip.com