Lajme

Bizneset kërkojnë lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike

Foto marrë nga EO

Pronaret e bizneseve të vogla në Prishtinë kanë protestuar të hënën para ndërtesës së Komunës.

Ata kanë kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.

“A ka drejtësi në këtë vend”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “Neglizhenca e juaj detyrim për migrim ndaj neve”, kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar.

Gjithashtu, në Prishtinë pritet të protestohet edhe në ora 11:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës proteston sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.

/Shqip.com