Lajme Ballkan

Bislimi uron VMRO-në, shpreh gatishmëri për bashkëpunim

Zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka uruar subjektin politik nga Maqedonia e Veriut VMRO për fitoren e arritur të mërkurën e 8 majit në zgjedhjet parlamentare, si dhe presidenciale.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të punuar së bashku me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Bislimi përmendi edhe formimin e Qeverisë së koalicionit në Maqedoninë e Veriut.

“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe detyra e tyre e ardhshme për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është  e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Qeveria e Kosovës ka qenë e përfshirë në Maqedoninë e Veriut duke përkrahur koalicionin VLEN, që doli e katërta në nivel nacional dhe pas Frontit Evropian në kampin shqiptar.

/Shqip.com