Lajme

Bislimi udhëton për vizitë zyrtare në Suedi

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Stockholm të Suedisë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite Bislimi do të ketë takime me Ministren për Evropë, Jessika Roswall.

Mes tjerash, ai do të takojë edhe sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson.

/Shqip.com