Lajme

Bislimi takoi Kamberin dhe Lutfiun, flasin për shqiptarët e Preshevës

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun.

Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike”, thuhet në njoftim.

Gjithsesi në njoftim thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”.

/Shqip.com