Lajme

Bislimi takohet me komisionerin Varhelyi, temë ishte dialogu dhe marrëveshja

Besnik Bislimi dhe Oliver Varhelyi

Gjatë ditës në Bruksel do të mbahet raundi tjetër i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Me këtë rast, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Varhelyi bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“E nisa ditën me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi. Kemi diskutuar agjendën e reformës së BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë në zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd-Prishtinë të jetë i suksesshëm”, ka shkruar në Twitter Komisioneri BE-së, Varhelyi.

/Shqip.com