Lajme

Bislimi takohet me diplomatin turk, diskutohet për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta

Pamje nga takimi i zhvilluar

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Ambasadorin Ilhan Saygili, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Palët diskutuan mbi thellimin e raporteve  mes dy vendeve tona dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Gjithashtu, u diskutua potenciali i madh i shkëmbimeve tregtare, shtimi i investimeve nga bizneset e Turqisë, por edhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta.

“U shpreh mirënjohja e thellë dhe falë​nderimi për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës dhe dërgimit të ekipeve të shpëtimit në rastin e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, për të cilën u tha se është vlerësuar lartësisht.

Duke i uruar qëndrim të frytshëm dhe produktiv në Kosovë, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Saygili për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Republikës së Turqisë me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Bislimit.

/Shqip.com