Lajme

Bislimi: Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi me Greqinë

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Athinë, është pritur në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Fillimisht, sipas njoftimit për media, zëvendëskryeministri Bislimi ka përforcuar mesazhin e Kryeministrit Albin Kurti, në solidaritet dhe mbështetje të Kosovës ndaj Greqisë në këtë moment të vështirë pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur gjatë kësaj jave.

Po ashtu, bëhet e ditur se edhe marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan më tej gjatë takimit.

Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese mes vendeve tona mund të fuqizohen përmes bashkëpunimit në sfera të ndryshme me interes të përbashkët. Synimi ynë është të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe ndërveprimi me një vend mik dhe partner siç është Greqia. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Dendias edhe mbi zhvillimet në lidhje me rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe hapat e ndërmarra si dhe procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel”, thuhet në fund të njoftimit.

/Shqip.com