Lajme

Bislimi raporton në komision për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane, të hënën.

Bislimi do të raportoj rreth ratifikimit të Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Përndryshe, të dielën gjatë një konference për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se “Bislimi nëse fle bie në gjumë dhe zgjohet në mëngjes me preokupim për regjistrin e konsumatorëve në veri”.

Kjo deklaratë e Kurtit ka ngjallur shumë reagime në mediat sociale./Shqip.com