Lajme

Bislimi: Qytetarëve iu intereson liberalizimi e jo spekulimi, e palogjikshme të pyetemi ne për data

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Pas raportimit ai u është përgjigjur pyetjeve nga ana e mediave, mirëpo pyetjet e tyre i ka quajtur banale

Pyetja kishte të bënte lidhur me atë se a po e merr gjumi pasi që një ditë më parë kryeministri Kurti gjatë një konferencë nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte shprehur se Bislimin nuk duhet të flejë por duhet të punojë për marrëveshjen për energji në veri të vendit.

“Unë mendoj që niveli i seriozitetit të juaj përtej këtyre pyetjeve banale”, tha shkurt Bislimi, teksa tha se e rëndësishme është që kompania “Elektrosever”, t’i përmbahet marrëveshjes. Është e paarsyeshme nga ana e “Elektroseverit” të cilat synojnë minimin e marrëveshjes. Ne nuk duhet të biem pre e tyre. Për mua është e rëndësishme që korniza e përgjithshme prej 100 ditëve të respektohet dhe pastaj do merremi me BE-në”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka kërkuar të kursehet, duke thënë se qytetarëve iu intereson liberalizimi e jo spekulimi.

“Është një momentum i ri në procesin e integrimeve evropiane procesi ka ngecë për shkak të mosgatishmërisë së Bullgarisë që të hapë rrugën Maqedonisë së Veriut. Me vendimin e djeshëm është krijuar momentum i ri. Mendoj që përfitojmë te procesi i liberalizimit të vizave”, ka thënë Bislimi.

Mendoj që jeni lodh me data në të kaluarën. Qytetarëve iu intereson m’u liberalizua, e jo me spekulu. Vendimet i merr BE-ja dhe është e palogjikshme të na pyetet neve për data, ka shtuar më tutje Bislimi./Shqip.com